Aktuale Më shumë

Marrin 0 pikë në maturën eksterne. Protestë para Ministrisë së Arsimit

Prej tvteuta16:54, 2 Qershor 2023

Disa qindra maturantë kanë marrë 0 pikë në provimin e maturës eksterne nga lënda e gjuhëve amtare, gjoja për shkak të kopjimit. Disa prej prindërve janë ankuar se autoritetet nuk kanë pasur mundësi të përcaktojnë se cili prej studentëve ka kopjuar, duke pasur parasysh se asnjë nga studentët që kanë marrë 0 pikë “as që është paralajmëruar gjatë provimit”…

Sipas informacioneve jozyrtare, edhe disa nxënës të gjeneratës nga shkollat në veri të Malit të Zi kanë marrë zero pikë. Provimi i maturës eksterne në gjuhët amtare u mbajt më 11 prill dhe të gjithë maturantët iu nënshtruan testimit në të njëjtën kohë. Sipas raportimeve të mëhershme të mediave, ata kanë qenë në një grup të organizuar në Viber, ku kanë ndarë pyetjet dhe përgjigjet.

Lidhur me ngjarjen sot para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit u tubuan një numër i nxënësve dhe prindërve, të cilët kërkuan sqarim nga ministria. Këto të fundit thanë se do të bëjnë njoftim pas shqyrtimit të gjithë situatës, në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve. “Pas shqyrtimit të gjithë situatës, në përputhje me ligjin, lidhur me rezultatet e provimeve të maturës në gjuhën malazeze – serbe, boshnjake, dhe kroate, do të dalim me njoftim gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

  • 1

    Radio