Aktuale Më shumë

Marrëveshje historike për Sandy Hook: Remington paguan 73 milionë dollarë për familjarët e viktimave

Prej tvteuta09:19, 16 Shkurt 2022

Kompania e cila prodhoi armën e përdorur  gjatë të shtënave në një shkollë në SHBA, ka arritur marrëveshje me familjet e viktimave për 73 milionë dollarë. Zgjidhja e Remington Arms vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjet e nëntë nga 26 viktimat e masakrës së Sandy Hook të vitit 2012.

Rasti shënon herën e parë që një prodhues armësh përballet me përgjegjësi për të shtëna masive. Deri më tani, industria ka gëzuar imunitet nga proceset gjyqësore, raporton bbc. Çdo familje do të marrë një pjesë të parave, por detaje të tjera të marrëveshjes nuk u zbuluan.

  • 1

    Radio