Sociale Më shumë

Maroviq i ka pranuar të gjitha akuzat

Prej tvteuta10:04, 10 Mars 2017

Ish zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve Svetozar Maroviq, i ka pranuar të gjitha akuzat për të cilat e rëndonte Prokuroria e Lartë Speciale, mësohet nga publikimi i marrëveshjes në mes këtij institucioni dhe vetë Maroviq , për pranimin e fajit. Maroviq akuzohej se prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ishte në krye të organizatës kriminale e cila kishte për qëllim që nëpërmes shpërdorimit të pushtetit të përfitonte shuma të mëdha për antarët e këtij grupi.

Përveç Maroviq, pjestarë të organizatës ishin edhe ish kryetarët e Budvës Rajko Kuljaça dhe Llazar Ragjenoviq, vëllai i tij Dragan Maroviq, i cili në atë kohë ishte skretar për investime, si dhe disa afaristë të tjerë të qytetit dhe familjar të Maroviq. Sipas marrëveshjes për pranimin e fajit, Maroviq ka pranuar të dy akuzat për dëmin e shkaktuar Budvës në shuma milionëshe, dhe si pasojë ka pranuar dënimin e përgjithshëm prej dy vjet e 10 muaj burg, gjobën prej 100.000 eurove, si dhe të kthejë në arkën e shtetit 1milion e 96 mijë euro.

 

  • 1

    Radio