MARNIKOVIQ: “NUMRAT E VAKSINAVE KUNDËR GRIPIT JANË NË RRITJE”
Prej tvteuta23:18, 27 Janar 2020
Situata epidemiologjike në komunën e Ulqinit, në këtë vit ,dhe vitin e kaluar ka qenë nën kontroll . Në një intervistë për TV Teuta, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr. Pavle Marnikoviq, tha se numri i qytetarëve të vaksinuar kundër gripit sezonal është në rritje, por që shifra është akoma larg nga parashikimi. Sa i përket vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR poashtu ka rritje por ka akoma vend për tu përmirsuar.
Mungesa e stafit mbetet një problem që, sipas Marnikoviqit , duhet të zgjidhet së shpejti. Ai është i kënaqur që puna po vazhdon për të përmirësuar efikasitetin e energjisë së këtij institucioni, dhe beson se së shpejti Ulqini do të marrë një strukturë shëndetësore përfaqësuese në standardet më të larta. Së shpejti shtëpia e Shëndetit do të pajiset edhe me pajisje të reja si mamografi,dhe ultrazëri.