Markoviq u takua me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit
Prej tvteuta16:07, 29 Gusht 2019
Kryeiministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, priti sot në takim zyrtar delegacionin e Komunës së Tuzit, të përbërë nga kryetari Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Komunal, Fadil Kajoshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj dhe drejtoresha e Drejtorisë për pasuri, Elvisa Rexhematoviq.
Kryeministri Markoviq, përcolli urimet më të përzemërta me rastin e Ditës ë Komunës së Tuzit, e cila do të festohet me 1 Shtator, dhe premtoi përkrahjen e Qeverisë për zhvillimin e komunës më të re në Mal të Zi, thuhet në kumtesë. Zyrtarët e Komunës së Tuzit potencuan rëndësinë e miratimit të planeve urbanistike, në mënyrë që të fillojë implmentimi i investimeve të paralajmëruara, sidomos atyre nga diaspora.