Markoviq takohet me Hahn: Prioritet stabiliteti ekonomik
Prej tvteuta16:16, 17 Dhjetor 2018
Kryeministri i Malit të Zi , Dushko Markoviq, u takua sot me komisarin evropian për zgjerim Johanes Hahn, me të cilin u diskutuan arritjet e Malit të Zi drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Markoviq theksoi se në vitin 2019 prioritet i Qeverisë do të jetë zhvillimi dinamik dhe stabilitieti ekonomik i vendit. Një theks të veçantë në bisedime pati edhe tema e mediave, sidomos nevoja e mbrojtjes së gazetarëve , e cila sipas Qeverisë së Malit të Zi, do të arrihet me anë të miratimit dhe implementimin e paketës së re ligjore e cila është në përgatitje.