Aktuale Më shumë

Markoviq: Strukturat militare ruse të përfshira në ngjarjet e ditës së zgjedhjeve

Prej tvteuta16:15, 14 Janar 2017

Strukturat ushtarake të sigurisë të lidhura me Rusinë janë përgjegjëse për incidentin në ditën e zgjedhjeve, ka thënë kryeministri malazes Dushko Markoviq.

“Rasti i Malit të Zi ishte një lloj modus operandi i paramilitarëve rusë që veprojnë në vende të tjera”, tha Markoviq për Wall Street Journal. Markoviq i hodhi poshtë akuzat se e gjithë ngjarja ishte e sajuar nga  Partia Demokratike e Socialistëve, duke e quajtur të paimagjinueshme që dikush nga Mali i Zi do të mund të koordinonte strukturat ruse dhe serbe në këtë proces.  Ai theksoi se autoritetet në Serbi tani në mënyrë aktive të ndihmojë në hetim, duke shtuar se të njëjtën punë po bëjnë edhe agjensi të jera serioze të sigurimit.

  • 1

    Radio