Politikë Më shumë

Markoviq sot përgjigjet  në pyetjet e deptuetëve. Nimanbegu pyet për të drejtat e pakicave

Prej tvteuta10:13, 12 Dhjetor 2018

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq do të përgjigjet sot në parlament  në pyetjet e përfaqësuesëve të klubeve të deptuetëve.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Rashko Konjeviq, do ta pyes kryeministrin nëse konsideron se bartësit e funksioneve publike, ose funksionar aktual , duhet të kenë status më të priveligjuar para ligjit dhe a japin shembuj të tillë me qëndrimet e veta institucionet e shtetit të Malit të Zi. Përfaqësuesin e klubit të partive të pakicave Genci Nimanbegu e intereson se cilat aktivitete i ka ndërmarr qeveria e Malit të Zi drejtë avancimit të drejtave të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera naconale në realizimin e dispozitave kushtetutese.

 

  • 1

    Radio