Sociale

Sociale Më shumë

Markoviq sot për vizitë zyrtare në Bruksel

Prej tvteuta26 January 2017

Kryeministri Dushko Markoviq do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Bruksel ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Markoviq do ta fillojë vizitën në Bruksel me takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stolltenberg kurse më vonë do të ketë takime të ndara me kryetarin e ri të parlamentit evropianë Antonio Tajani ,  kryetarin e Këshillit evropiane Donallt Tusk dhe me kryetarin e Komisionit evropianë Zhan Kllod Junker. Vendimi i Markoviqit që vizita e parë e tij të jetë në NATO dhe në Bashkimin Evropian  flet në favor të synimeve të qeverisë që ti vazhdojë integrimet evropiane dhe në këtë mënyrë në vazhdimësi të realizojë prioritetet strategjike të shtetit në sferën e politikës së jashtme por edhe të sigurisë , thuhet në kumtesë.