Aktuale Më shumë

Markoviq: Shtatë muajt e kaluar më të vështirët për PDS

Prej tvteuta16:51, 11 Shkurt 2017

Kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar se shtatë muajt e kaluar ishin të vështira për Malin e Zi, por edhe periudha më komplekse në historinë e Partisë Demokratike të Socialistëve. Sipas Markoviq,  kjo periudhë ishte veçanërisht e vështirë për shkak të tentativës për terrorizëm, por edhe përpjekjeve për të ndaluar rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s.

Ai shprehu besimin se PDS dhe qeveria e kryesuar nga ai do të luajnë një rol historik në  këtë drejtim. Markoviq pati kritika edhe ndaj bojkotit të opozitës.  “Bojkoti aktual i Parlamentit nuk është asgjë më shumë se një vazhdim i agresionit ndaj Malit të Zi nga të njëjtat adresat që e kanë bërë këtë edhe në kuadër të zgjedhjeve të tetorit. ” tha Markoviq. Ai shtoi se dyert e ekzekutivit janë të hapura për dialog “me të ashtuquajturën pjesë qytetare e opozitës.”

  • 1

    Radio