Politikë

Politikë Më shumë

Markoviq: Realizimi i marrëveshjes së koalicionit në drejtim të duhur

Prej tvteuta9 October 2017

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, vizitoi sot Ulqinin ku u takua me zyrtartë më të lartë të Komunës, kryetarin Nazif Cungu, atë të Kuvendit Komunal Loro Nrekiq dhe zyrtarë të tjerë lokal. Gjatë takimit u diskutuan çështje të shumta në lidhje me projektet aktual që janë duke u realizuar në qytetin tonë , por edhe ato që planifikohen në të ardhmen. Kryeministri Markoviq vizitoi edhe dy nga ndërmarrjet e suksesshme në Ulqin, Tapacir Kurti dhe Faff&Co, ku nga afër u njoh me mënyrën e punës së këtyre dy kolektivëve të njohur edhe jasht Ulqinit. Po ashtu u vizituan edhe punimet në rrugën Ulqin-Krythë, e cila financohet nga Qeveria e Malit të Zi dhe që ka një rëndësi të madhe ekonomike për qytetin. Markoviq për media tha se është mjaft i kënaqur me rezultatet dhe funksionimin e pushtetit lokal por edhe me mbarëvajtjen e marrëveshjes së koalicionit, në të cilën njëra nga pikat kryesore është edhe kthimi i ullishtës së Valdanosit.