Markoviq: Qeveria teknike nuk është opsion
Prej tvteuta14:56, 22 Korrik 2019
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi sot para mediave se qeveria teknike për momentin nuk është opsion por Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme të propozojë modelet për daljen nga situata aktuale. Sipas tij, anketimi i fundit i cili tregon rënie të konsiderueshme të përkrahjes për Partinë Demokratike të Socialistëve nuk është real dhe se përkrahja është shumë më e lartë nga se tregojnë shifrat. Markoviq u bëri thirrje subjekteve opozitare që të kthehen në bisedime për legjislaturën zgjedhore.