Markoviq prononcohet për aferën “Atlas”: Askush nuk do të jetë më lart se ligji
Prej tvteuta15:49, 16 Janar 2019
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, është prononcuar sot për herë të parë në lidhje me aferën “Atlas” , e cila javët e fundit ka okupuar skenën politike të vendit. Markoviq në deklaratën e tij tha se kjo çështje nuk i takon Qeverisë, përveç pjesës në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit, dhe se prokuroria ka detyrim ta trajtojë atë ashtu siç e parashikon ligji, si në rastin e Knezehviq ashtu edhe në atë të Stijepoviq. Markoviq siguroi se sistemi bankar i vendit është stabil dhe se qytetarët nuk kanë asnjë arsye për shqetësim në këtë drejtim.