Markoviq paralajmëron rritje të standardit
Prej tvteuta16:10, 3 Janar 2019

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, gjatë vizitës së tij në Bijello Polje paralajmëroi se në vitin 2019 do të ketë përmirsim të standardit jetësor të qytetarëve, edhe pse me buxhet nuk parashikohet rritje e pagave të të punësuarve. Ai tha se gjatë vitit të kaluar rritja ekonomike ishte në masën prej 4.8%, kurse papunësia ka rënë në 17% sipas të dhënave administrative, apo 14 % sipas anketimit. Sipas Markoviq, rritja e standardit do të prek të punësuarit në administratën shtetërore por edhe ato në sektorin privat.