Aktuale Më shumë

Markoviq: Nuk do të lejoj shpenzime në kurriz të qytetarëve

Prej tvteuta09:51, 2 Dhjetor 2016

Kryeministri Dushko Markoviq do të insistojë në kursime në sektorin publik dhe qëndrim maksimalisht të përgjegjshëm ndaj resurseve shtetërore, dhe të parët që duhet të japin shembull në këtë drejtim do të jenë bashkëpuntorët e tij më të afërt.

Sipas mediave,  Markoviq që në mbledhjen e parë të Qeverisë të mbajtur më 29 nëntor u ka komunikuar ministrave të rinj se nuk do të tolerohen shpenzime të panevojshme në kurriz të qytetarëve. Ai i paralajmëroi ministrat që ti marrin parasysh sjelljet dhe mesazhet që u përcjellin qytetarëve, dhe se nuk do të tolerohet përdorimi i makinave zyrtare për qëllime private, siç siç ka ndoshur rëndom në të kaluarën.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio