Markoviq: Nuk duam distancë nga Rusia
Prej tvteuta23 May 2017
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në një intervistë për radion e Malit të Zi deklaroi se distanca politike nga Rusia nuk përbën orientim të Qeverisë  dhe se ishte kjo e fundit e cila u përpoq të ndikonte në zgjedhjet parlamentare. Ai shtoi se Mali i Zi nuk do të marrë asnjë veprim i cili do ti përkeqësojë këto marrdhënie. Në lidhje me bojkotin e Kuvendit dhe kërkesën për përësritjen e zgjedhjeve nga ana e opozitës, ai dha mesazhin se përsëritje të zgjedhjeve nuk do të ketë, dhe nëse opozita dëshiron të bisedohet për zgjedhje të reja atëherë duhet të kthehen në Kuvend.