Markoviq: Nënat të kthehen në shtëpi
Prej tvteuta16:44, 4 Mars 2017
Kryeministri Dushko Markoviq u ka dërguar mesazh nënave që protestojnë para Kuvendit që të kthehen në shtëpi, duke shtuar se nuk ekziston asnjë lloj presioni i cili mundt të ndryshojë vendimin e Qeverisë. Ai shtoi se Qeveria dhe më parë është treguar e ndjeshme për nevojat sociale të popullsisë , duke përfshirë edhe këtë kategori të qytetarëve.
“Por kjo nuk është mënyra për të marrur disa të drejta të tjera të cilat janë përcaktuar tashmë”, përfundoi Markoviq. Rreth njëqind nëna i kanë kaluar dy netët e fundit duke protestuar para Kuvendit për uljen e kompensimeve për ato që kanë ose më shumë fëmijë.