Markoviq ndalon ndërtimin e çerdhes në Tivar. Kërkohet dorëheqja e Shehoviq
Prej tvteuta21 February 2019
Markoviq ndalon ndërtimin e çerdhes në Tivar. Kërkohet dorëheqja e Shehoviq
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka kërkuar Drejtorisë për punët publike që të ndalojë ndërtimin e çerdhes në Tivar, në mes të protestave të shumta të sektorit civil dhe qytetarëve. Në arsyetimin e tij, Markoviq thotë se nuk mund të kryhen invstime duke perdorur forcën policore , prandaj anullimi i ndërtimit të çerdhes është zgjidhja më e mira. Ai tha se jo gjithmonë vendet e planifikuara për ndërtimin e objekteve janë në pajtueshmëri me dëshirën e qytetarëve. Ndërkohë, partitë opozitare si Partia Socialdemokrate, URA dhe Demokratët, e kanë quajtur vendimin e Markoviq si fitore të qytetarëve dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të arsimit Damir Shehoviq.