Markoviq: Na duhet një opozitë e fortë dhe e përgjegjëshme
Prej tvteuta16 October 2017
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni, tha se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe të përgjegjëshme, dhe jo për atë që rri në shtëpi dhe shpenzon paratë e buxhetit. Ai shtoi se shumica aktuale do të bëjë çdo gjë që kjo të arrihet por vendimi mbetet tek partitë opozitare. Ai gjatë takimit me kryeministrin maqedon Zoran Zaev vlerësoi lart marrëdhënet e mira mes dy vendeve, çka tha Markoviq e dëshmon edhe fakti se në 5 muajt e kaluar të dy kryeministrat janë takuar plot 5 herë.