Aktuale Më shumë

Markoviq: Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën drejt integrimeve euroatlantike

Prej tvteuta09:53, 16 Shkurt 2018

Vizitën zyrtare në Prishtinë kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq e përfundoi me takimet e zhvilluara fillimisht me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e më pas me presidentin Hashim Thaçi. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira bilaterale  mes dy vendeve dhe kanë shtuar se bashkëpunimi i mirë ndërshtetëror mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës duhet të jetë model për mbarë rajonin.

Në takimet e djeshme Markoviq ka shprehur gatishmërinë e Malit të Zi për të ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e sajë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ndërkaq , në interesimin e gazetarëve lidhur me çështjen e demarkacionit dy kryeministrat pohuan se edhe kjo ishte njëra ndër temat e diskutuara për të gjetur zgjidhjen e duhur. Kryeministri kosovarë Ramush Haradinaj, pohoi se ekziston një vullnet i mirë që jep shpresë për gjetjen e një  zgjidhjeje të duhur .

  • 1

    Radio