Politikë Më shumë

Markoviq: Ligji zgjedhor është i mirë

Prej tvteuta09:56, 3 Janar 2018

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, tha se ligji aktual zgjedhor është shumë i mirë , edhe pse ndryshimet e propozuara nga OSBE-ja nuk kanë arritur të votohen në Kuvend. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen me ligjin aktual , do të jenë të lira dhe të drejta dhe nuk do të ketë arsye pë kontestim. Në lidhje me kandidatin e mundshëm të partisë së tij, Markoviq tha se ato kanë pritur të shohin veprimet e opozitës, prandaj nuk kanë dalë akoma me emrin përfundimtar. Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi me mënyrë se si Radiotelevizioni i Malit të Zi ka pasqyruar punën e Qeverisë, por mohoi të ketë pasur ndikim në zhvillimet e fundit në atë institucion.

  • 1

    Radio