Politikë Më shumë

Markoviq: Largimi i Demokratëve nga Këshilli është marketing politik

Prej tvteuta16:38, 11 Dhjetor 2019

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq e ka cilësuar si marketing politik largimin e Demokratëve nga Këshilli për reformën zgjedhore. Sipas tij, kushtëzimi i punës së Këshillit me Ligjin për liritë fetare i cili do të dalë së shpejti në Kuvend, nuk mund të ketë kuptim tjetër përpos atij politik , pasi bëhet fjalë për gjëra të ndryshme. Markoviq tha se ligji në fjalë ishte në agjendën e Qeverisë dhe se kjo e fundit është e përkushtuar në arritjen e qëllimeve të veta. Ai shtoi se vendi ka nevojë për këtë ligj, ashtu siç e kanë miratuar edhe vendet e tjera, dhe nuk pret që të ketë problem për miratimin e tij në Kuvend.

  • 1

    Radio