Politikë Më shumë

Markoviq: Kjo Qeveri do ta kryej mandatin

Prej tvteuta16:09, 1 Dhjetor 2017

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, shprehu besimin se Qeveria aktuale do të jetë stabile deri në përfundim të mandatit të saj katërvjeçar, por se kjo varet nga partitë politike që i kanë dhënë besimin. Ai bojkotimin e Kuvendit nga opozita e quajti të pashembullt dhe të paarsyeshëm, çka e kanë treguar edhe zgjedhjet lokale. Në lidhje me gjykimin për terrorizëm, Markoviq tha se pa marrë parasysh epilogun, askush nuk do të jetë në gjendje të kërcënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit.

  • 1

    Radio