Markoviq: Është e qartë se rusët ishin organizatorë
Prej tvteuta10:19, 21 Shkurt 2017
Kryeministri Dushko Markoviq beson se rusët Vladimir Popov dhe Eduard Shirokov , gjegjësisht Shishmakov, janë organizatorë të tentativës për grusht shteti me 16 tetor të vitit të kaluar. “Ata nuk duan të na shohin si anëtarë të NATO-s, por do të donin të fitonin në zgjedhje disa parti të tjera anti – NATO. Kërcënimi ishte real dhe serioz.
Ky ishte një kërcënim jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për demokracinë tonë dhe të sistemit politik, ” tha Markoviq. Shiskmakov deri në vitin 2014 punoi si atashe ushtarak në ambasadën ruse në Poloni, deri kur vendi e shpalli persona non grata për shkak të dyshimit se ishte spiun rus, u konfirmua nga Sky News.