Aktuale Më shumë

Markoviq biznesmenëve: Detyrimet ndaj shtetit duhet të jenë të parat, jo të fundit

Prej tvteuta16:34, 20 Dhjetor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, gjatë takimi me biznesmenët në Dhomën e tregtisë tha se ato duhet të mësohen me praktikën se detyrimet ndaj shtetit duhet të shlyhen të parat,e jo të fundit siç ishte zakon në të kaluarën.

Ai tha se në të ardhmen do të marrin masa edhe më ekstreme me qëllim sigurimin e përgjegjshmërisë fiskale duke shtuar kontrollin e inspektorëve dhe sanksionimin e çdo shkeljeje të ligjit. Markoviq po ashtu tha se praktika e bankrotimit të qëllimshëm për tu ikur detyrimeve duhet të ndalet, e me këtë edhe vazhdimi i veprimtarive të tilla me hapjen e kompanive të reja. Ai gjithashtu u ndal edhe te kritikat për masat shtrënguese të planifikuara nga Qeveria, të cilat i quajti të pa argumentuara si duhet dhe me qëllime politike.

  • 1

    Radio