Politikë Më shumë

MARK GJONAJ DEKOROHET ME TROFENË “SHQIPONJA E ARTË E DIASPORËS”

Prej tvteuta13:04, 2 Mars 2019

Në  kuadër  të  Samitit të Diasporës Shqiptare, si përfaqësues i komunitetit shqiptarë nga SHBA-të, pjesëmarrësve të samitit në Sesionin kuvendues plenarë iu drejtua edhe Asambleisti shqiptarë në Nju Jork Mark Gjonaj, I cili theksoi  rolin ediasporës shqiptare, investimin në vendlindje, por edhe rëndësinë dhe proaktivitetin që shteti amë duhet të ketë në mbrojtjen e të drejtave të popullit të vetë. “Pasuria kombëtarë e Shqipërisë është populli shqiptarë”, deklaroi Gjonaj.

Ai në mbrëmjen gala të Samitit të diasporës për kontributin që ai jep për komunitetin shqiptarë u dekorua me trofenë “Shqiponja e Artë e Diasporës”  të  cilin ia dorëzoi Ministri I Diasporës së Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Për pjesmarrës nga vendlindja dhe diaspora, pas mbrëmjes gala në Pallatin e Kongreseve, Mark Gjonaj shtroi një koktej miqësorë, në të cilin ai përsëri theksoi se Shqipëria është shtëpia jonë.

  • 1

    Radio