Marimanga nisi aksionin, konfiskohen 3 automjete

Prej tvteuta15:12, 8 Korrik 2019

Sot në Ulqin ka filluar aksioni i përbashkët i Policisë Komunale dhe i Parking Shërbimit për menjanimin e automjeteve të cilat nuk i rrespektojnë shenjat e komunikacionit , uzurpojnë trotuarët dhe nuk paguajnë shërbimet e parkingut, njoftoi për TV Teuta Amir Mehmeti nga Policia Komunale. Automjeti marimangë që është paralajmëruar se do të sigurohet, tashmë është nisur në aksion dhe ka konfiskuar 3 automjete. Me këtë aksion, thuhet nga policia komunale, do të vazhdohet edhe ditët në vijim.

  • 1

    Radio