Maqedoni: VMRO pengon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
Prej tvteuta28 March 2017
Deputetët e partisë VMRO të Nikolla Gruevskit kanë uzurpuar foltoren e Kuvendit të Maqedonisë për të penguar zgjedhjen e kryetarit të ri të. Të gjithë janë paraqitur për të folur dhe për të replikuar. Në listë nga Kuvendi janë 57 deputetë. Kjo e bëri të pamundur vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit. VMRO është e pakënaqur pasi ka humbur fuqinë politike pas marrëveshjes mes LSDM-së së Zoran Zaev dhe BDI-së së Ali Ahmetit, që kanë nxjerrë kandidat për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin. Deputetet e VMRO-së janë paraqitur për të replikuar edhe me njëri-tjetrin. Konferencat për shtyp të dy partive maqedonase kanë treguar se seanca mund te vazhdojë gjatë. Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se këto janë përpjekjet e fundit të një pushteti në largim.