Rajoni/Bota Më shumë

Maqedoni, shpërngulja e qytetarëve ne nivele alarmante

Prej tvteuta11:19, 31 Tetor 2015

Politikat e gabuara të qeverisë së Nikolla Gruevskit kanë ndikuar që në 10 vitet e fundit në mënyrë drastike të rritet shpërngulja e qytetarëve nga Maqedonia.
Sipas të dhënave të publikuara nga opozita maqedonase, brenda dekadës së fundit nga vendi janë larguar rreth 150 mijë qytetarë. Varfëria, papunësia e lartë, standardi i ulët, pasiguria dhe problemet e vazhdueshme ndëretnike janë disa nga arsyet që e bëjnë Maqedoninë si vend pa perspektivë, vlerësojnë deputetë e opozitës. “Për fat të keq, për shkak të politikave që udhëheq në 10 vitet e fundit pushteti, kemi një situatë dramatike që ka detyruar qytetarët që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë jashtë vendit tonë. Në këto vite, sjellja e qeverisë me qytetarët është e tmerrshme. Kjo që ndodh tek ne në Maqedoni nuk është shpërngulje, por është eksod”, deklaroi Sonja Mirakovska, deputete e PRSD-së.

  • 1

    Radio