Rajoni/Bota Më shumë

Maqedonasit shtrembërojnë historinë për shqiptarët e Shkupit

Prej tvteuta00:29, 7 Dhjetor 2014

Gazeta në gjuhën maqedonase, Dnevnik, duke sjellë shkrime të historianëve maqedonas, pretendon se shqiptarët kanë ardhur në Shkup në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Në kete  gazetë është publikuar një hulumtim i Jovan Trifunovskit, i vitit 1954, ku ai pretendon se shqiptarët e Shkupit janë të ardhur nga veriu i Shqipërisë.

Por, historianët shqiptarë vlerësojnë se shkrime të tilla janë të motivuara nga urrejtja dhe përpjekja për të shtrembëruar faktet historike.

Skënder Asani kohë më parë kishte publikuar edhe një dokument të fillimit të shekullit XX, që sipas tij dëshmonte se në atë kohë shqiptarët ishin shumicë në Shkup, ndërsa maqedonasit nuk përmendeshin fare si popull.

  • 1

    Radio