Aktuale Më shumë

MANS: Rebalanci largon miliona euro nga projektet në shëndetësi dhe arsim

Prej tvteuta16:26, 27 Shtator 2022

Nga OJQ MANS kanë pasur kritika lidhur me mjetet e shpërndara të parashikuara me propozimin e rebalancit të buxhetit për vitin aktual. Nga kjo organizatë njoftohet se me rebalancin e buxhetit, Qeveria po braktis ndërtimin dhe rikonstruksionin e 14 objekteve në fushën e shëndetësisë, 11 shkollave dhe dy kopshteve, si dhe rrugëve të shumta, sidomos në veri të Malit të Zi. Në të njëjtën kohë, ato kanë rritur disa herë kostot e planifikuara të projekteve individuale pa asnjë sqarim.

“Mjetet për ndërtimin e spitalit të përgjithshëm në Pljevlja u reduktuan nga 1.2 milion në më pak se 250 mijë euro, dhe në vend të 900 mijë eurove për rindërtimin e spitalit në Bijelo Polje, rebalanci ka planifikuar vetëm një mijë euro “, thonë nga MANS, duke radhitur edhe shumë investime të tjera të munguara.

Kostot e ndërtimit dhe rikonstruksionit të shumë rrugëve janë ulur në mënyrë dramatike, disa prej të cilave janë braktisur plotësisht, nisur nga fondet shumë të vogla të siguruara nga rebalanci.  Nga ana tjetër, kostot për mbi 50 projekte të parapara në buxhet janë rritur disa herë, me rritje totale që shkon në mbi 30 milionë euro, për të cilat në ribalanc nuk ka asnjë sqarim.

  • 1

    Radio