Kulturë Më shumë

MANIFESTIMI LETRAR “MUZAT E ALPEVE”

Prej tvteuta10:29, 9 Shtator 2015

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nga dita e djeshme e deri më 10 shtator , organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2015″, në Rozhajë, në Deçan, në Rugovë dhe në Bajram Curr. Dita e parë e manifestimit mbahet në Rozhajë me diskutimin mbi temën: ”Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut”, i autorit shkodran Ridvan Dibra, ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

  • 1

    Radio