Mandiq zgjidhet sot kryetar i parlamentit
Prej tvteuta30 October 2023

Po zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Malit të Zi, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të dhomës më të lartë legjislative. Në seancë kanë mbërritur mandati dhe kryeministri i ardhshëm Millojko Spajiq, ministrat dhe deputetët e ardhshëm. Pasi u konstatuan dorëheqjet e Genci Nimanbegut, Marko Kovaçeviqit dhe Tihomir Dragashit, u dha pushim që KSHZ të mblidhet dhe të dorëzojë raport në Kuvend për plotësimin e mandateve vakante parlamentare. Në seancë kanë ardhur edhe liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq. Mbrëmë është ngritur gardh para ndërtesës së Kuvendit, në pritje të seancës dhe protestës së paralajmëruar për zgjedhjen e Mandiqit kryetar të Kuvendit.Sipas marrëveshjes së nënshkruar më herët nga përbërësit e qeverisë së re, kryetar i Kuvendit do të zgjidhet Andrija Mandiq, lideri i koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi, i cili do të mbështesë qeverinë e re. Lëvizja Evropa Tani, partia më e madhe politike në parlament, njoftoi se kandidati i tyre për nënkryetar të Kuvendit do të jetë Boris Pejoviq. Demokratët njoftuan se Zdenka Popoviq do të jetë kandidate e partisë për nënkryetare të Kuvendit. Në rend dite të seancës së sotme është zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Administrativ të Kuvendit. Pritet që menjëherë pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit të caktohet seanca e re e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet Qeveria e 44-të e Malit të Zi. Mandati Milojko Spajiq ka dorëzuar të enjten në Kuvend përbërjen e propozuar dhe programin e punës së qeverisë së re