Mandiq: Malin e Zi duhet ta ofrojmë drejt Rusisë
Prej tvteuta15:20, 8 Shkurt 2016

Njëri nga liderët e frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka deklaruar se ky grupim nuk do të marrë pjesë në rikonstruktimin e qeverisë së Gjukanoviq, dhe se planifikojnë vazhdimin e protestave.
Mandiq tha se në ditët në vazhdim do të diskutohet me antarsinë për përkrahjen që Brukseli i jep administratës së korruptuar malazeze, dhe sidomos për qëllimin e partisë së tij NOVA për marrëdhënie më të ngushta partneriteti me Rusinë.