Aktuale Më shumë

Mandiq: Gjithçka për të cilën kemi rënë dakord mbrëmë është e pranueshme për ne

Prej tvteuta14:13, 12 Tetor 2023

“Kemi pasur një bisedë shumë të suksesshme mbrëmë. Dhe dua të them se gjithçka për të cilën kemi rënë dakord me vendosmëri mbrëmë është e pranueshme për ne”, ka shkruar Andrija Mandiq, lideri i Demokracisë së Re Serbe, në platformën X.

Mbrëmë në Podgoricë ka përfunduar mbledhja e votuesve të shumicës së ardhshme parlamentare, ku është bërë e ditur se është siguruar mazhoranca për formimin e qeverisë së re dhe se hapi i radhës është përfundimi i marrëveshjes politike që do të jetë bazë për formimin e qeverisë.

“Takimi ishte konstruktiv, ne përcaktuam dinamikën e hapave të ardhshëm dhe tani jemi duke punuar në krijimin e një marrëveshjeje”, tha mandatari Millojko Spajiq pas bisedimeve.

Në takim morën pjesë kreu i Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj, Srgjan Paviqeviq (CIVIS), si dhe përfaqësues të SNP Vlladimir Jokoviq dhe Dragan Vukiq. Në bisedime morën pjesë lideri dhe deputetët e Malit të Zi Demokratik Aleksa Beçiq, Momo Koprivica dhe Boris Bogdanoviq, si dhe liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq.

Qeveria e re e mandatarit të Millojko Spajiqit duhet të përbëhet nga Evropa Tani (PES) me partitë deputetët e të cilave ishin në listën e saj zgjedhore, Mali i Zi Demokratik, SNP, Forumi Shqiptar dhe Aleanca Shqiptare dhe koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” do të ofrojë gjithashtu mbështetje. Është gjithnjë e më e sigurt se një nga drejtuesit e Për të Ardhmën e Malit të Zi, Andrija Mandiq, do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, mëson portali i RTMZ.

  • 1

    Radio