Mandiq: Duam të jemi në qeveri. Jemi përfaqësues autentikë të serbëve
Prej tvteuta18:14, 29 Gusht 2023
Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” (ZBCG) Andrija Mandiq tha se ky koalicion ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e Jakov Millatoviq në zgjedhjet presidenciale dhe se ata dëshirojnë të jenë pjesë e qeverisë së re.
Mandiq tha për gazetën “Politika” se të gjithë ata që duan ta vendosin koalicioni që ai përfaqëson në opozitë nuk mund ta bëjnë këtë pa e kthyer regjimin e mëparshëm në pushtet. Ai theksoi se pyetja kryesore është nëse dikush dëshiron apo jo të “tradhtojë vullnetin e popullit” që sipas tij është shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Kur u bë publike oferta e mandatarit, pasi kërkuam që të na komunikohet, ne e pranuam atë. Prandaj, konkluzionet e tija se ne jemi fajtorë për mosarritjen e marrëveshjes tingëllojnë joserioze”, tha Mandiq. Ai shtoi se është e paqëndrueshme dhe e papranueshme që, siç tha ai, “përfaqësuesit autentikë të popullit serb” që ishin faktori dominant në rrëzimin e diktaturës së fundit në Evropë” të lihen jashtë qeverisë.