Politikë Më shumë

Mandiq dhe Radunoviq shpallen të pafajshëm

Prej tvteuta15:52, 17 Nëntor 2017

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin për pafajsi të zyrtarëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Sllaven Radunoviq, për akuzën e tentativës për ndryshim të rendit kushtetues gjatë protestave të viti 2015. Mandiq dhe Radunoviq janë shprehur se i gjithë ky proces ka qenë i montuar me qëllim që të largohet vëmendja nga ato që kanë torturuar protestuesit.

Gjatë gjykimit akuza kërkoi që si dëshmitarë të ndëgjohen edhe ish kryeministri Millo Gjukanoviq, ish ministri i mbrendshëm Rashko Konjeviq dhe drejtori i ASK-së Dejan Peruniçiq, por gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën. Si dëshmitar u thirr ish kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq, i cili tha se në biseda telefonike që ka pasur me të pandehurit, ato anjëherë nuk kanë përmendur qëllim për ushtrim dhune apo ndryshim të rendit kushtetues.

  • 1

    Radio