Mandiq dhe Knezheviq pranojnë ofertën e Spajiq. “Nuk duam të lejojmë kthimin e PDS”
Prej tvteuta17:43, 24 Gusht 2023
Koalicioni për të Ardhmen e Malit të Zi i bëri thirrje presidentit të vendit dhe njërit prej liderëve të Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, të bëjë një njoftim publik dhe të përcaktojë “përpjekjen gjithnjë e më të sigurt për ndryshimin e vullnetit zgjedhor nga mandatari Millojko Spajiq. “.
Nga ky koalicion thanë se Spajiq po e bën këtë duke e rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) përmes partnerëve të tyre në këto tri dekada.  “Është shumë e rëndësishme që koalicioni ynë të dijë nëse ky është një veprim i pavarur i liderit të LET dhe vetëm zgjedhje e tij, apo është përkrahur nga partia dhe Millatoviq.
Ata thonë se ky koalicion, pa kalkulime dhe shantazhe, e ka përkrahur pa rezerva dhe fuqishëm Millatoviqin në garën presidenciale dhe në atë mbështetje ka përfshirë gjithë infrastrukturën partiake.  Pas kësaj deklarate liderët e këtij koalicioni njoftuan një konferencë për media, të cilën e mbajtën në ora 15.00.
Në konferencë, ata thanë se e pranojnë ofertën e LET, jo se u pëlqen por se duan të ndalojnë rikthimin në pushtet të PDS.