Aktuale Më shumë

Mali i Zi test për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Prej tvteuta16:27, 24 Dhjetor 2016

E ardhmja e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Rusisë, me sa duket, do të varet nga ajo nëse presidenti amerikan Donald Trump dhe kandidati i tij për Sekretarin e Shtetit Reks Tillerson në mënyrë të heshtur do të tu përkulen interesave ruse, apo do të shfrytëzojnë afërsinë me presidentin Vladimir Putin për të arritur objektivat amerikane shkruan Evropa e Lirë.

Një nga testet më të parë do të jetë antarsimi i Malit të Zi në NATO, për të cilën pëlqimin e vet duhet ta japin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ratifikimi i protokollit për antarsim do të jetë në janar, dhe Mali i Zi deri tani ka pasur mbështjetjen e administratës Obama në këtë rrugë. Megjithatë, pritet që Rusia të shfrytëzojë çdo ndikim mbi presidentin e zgjedhur Donald Tramp, që të prishë këtë plan sa më shpejt që të jetë  e  mundur. Gjithsesi, se sa ka ndikim Rusia në presidentin e ri do të mësohet pas 19 janarit, kur edhe është planifikuar seanca e Senatit amerikan për ratifikimin e protokollit për Malin e Zi.

  • 1

    Radio