Mali i Zi ende pjesërisht i lirë
Prej tvteuta09:25, 28 Janar 2016

Organizata Freedom House ka radhitur sot sërish Malin e Zi në mesin e vendeve pjesërisht të lira edhe për vitin 2015.
Në këtë mes gjenden edhe Shqipëria dhe Kosova, por në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit si Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia kësaj radhe është përfshirë në mesin e vendeve të lira. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Kosova sa u përket të drejtave politike ka marrë notën 3 nga 4 sa ishte nje vit me pare, ndërsa për liritë civile, vlerësimi është i pandryshuar në 4. Në raportin e publikuar dje, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia përmenden si vende që janë përballur me qeverisje jofunksionale.