Mali i Zi votoi për një armëpushim humanitar në Gaza
Prej tvteuta13 December 2023

Mali i Zi ishte ndër tre të katërtat e vendeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) që të martën, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkuan një armëpushim humanitar në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Teksti i rezolutës u miratua me 153 vota pro, përfshirë Malin e Zi, ndërsa 23 vende abstenuan. Shtetet e Bashkuara, të cilat vendosën veton ndaj propozimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, votuan kundër projekt-rezolutës, së bashku me Izraelin dhe tetë vende të tjera. Ndër vendet evropiane kundër saj ishin Austria dhe Çekia, transmeton Hina. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë detyruese, por kanë peshë politike.