Politikë Më shumë

MALI I ZI VOTOI PER HERE TE PARE NE SESIONIN PARLAMENTARE TE NATO-s

Prej tvteuta20:15, 16 Tetor 2017

Prej dates 6-9 tetor ne Bukuresht eshte mbajtur takimin e 63-te vjetor i Kuvendit Parlamentare te NATO-s, ku prezent ishin deputetet e 29 vendeve anetare te NATO-s, Amerikes veriore dhe Evropes, si dhe delegate nga vendet partnere dhe vezhguese, me qellim te shqyrtimit te ceshtjeve aktuale te sigurise dhe propozim raporteve te komiteteve te Kuvendit Parlamentare lidhur me kete ceshtje.

Si pjesemarres ne punimet treditore, ishte edhe delegacioni I Kuvendit te Mali I Zi ne perberje Genci Nimanbegu, nenkryetar dhe Obrad Stanishiq, deputet, qe njeherit jane edhe anetare te delegacionit te perhershem te Kuvendit parlamentare te NATO-s, te  cilet per here te pare kishin te dretje vote ne mbledhjet e Komiteteve, sic vijojne:

–       Komiteti per mbrojtje dhe siguri

–       Komiteti per ekonomi dhe siguri

–       Komiteti per shkence dhe teknologji

–       Komiteti per dimenzionin civil te sigurise

–       Komiteti politik

Poashtu per here te pare qe nga hyrja e Malit te Zi ne NATO, gjate Kuvendit Parlamentare delegacioni I Malit te Zi mori pjese ne votimin e pikave te rendit te dites sic ishin: rezoluta, amandamente ne Rregulloren e punes se Kuvendit parlamentare te NATO-s, Propozim buxhetin per vitin 2018 si dhe dokumente te tjera te cilat ishin ne rend te dites.

Me mbajtjen e sesionit Plenar, Kuvendi parlamentare I NATO-s I ka perfunduar punimet e séances se 63-te vjetore.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio