Aktuale Më shumë

Mali i Zi vendi më i shtrenjtë për jetesë në rajon

Prej tvteuta16:45, 17 Janar 2023

Faqja e internetit Numbeo, e cila merret me analizën e kostos së jetesës në vende dhe qytete të botës, ka përditësuar të dhënat për vitin 2023, të cilat tregojnë qartë se ku është jeta më e shtrenjtë dhe më lirë.

Pas shqyrtimit të të dhënave për vendet e rajonit, u arrit në përfundimin se kostoja e jetesës si për një individ ashtu edhe për një familje mesatare prej katër anëtarësh, duke përjashtuar vendet e BE-së dhe zonës Shengen – Sllovenia dhe Kroacia, janë më të shtrenjtat në Mal të Zi. Gjegjësisht, sipas të dhënave, kostoja mesatare e jetesës për një individ në Mal të Zi është 515 euro në muaj, pa qiranë, ndërsa një familjeje mesatare prej katër anëtarësh i nevojiten 1802.6 euro në muaj.

Kjo është dukshëm më e ulët se Kroacia fqinje, mesatarisht 21 për qind, ndërsa jeta në Slloveni është mesatarisht rreth 33 për qind më e shtrenjtë se në Malin e Zi. Në raport me vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, Mali i Zi ka kosotn më të lartë të jetesës.

  • 1

    Radio