Aktuale Më shumë

Mali i Zi renditet i pari për sa i përket rritjes ekonomike në Evropë

Prej tvteuta09:40, 11 Tetor 2023

Sipas parashikimit të rritjes ekonomike të të gjitha vendeve evropiane sipas FMN-së për vitin 2023, Mali i Zi është në vendin e parë me një rritje prej 4.5 për qind, theksoi kryeministri Dritan Abazoviq.

Siç ka deklaruar në rrjetin social “X”, Mali i Zi vazhdon me një politikë të shkëlqyer ekonomike.

“Ne vazhdojmë me një politikë të shkëlqyer ekonomike, reforma strukturore të shoqërisë sonë dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve tanë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thyerja e monopoleve të biznesit, mjedisi miqësor i biznesit, si dhe politika e jashtme janë disa nga faktorët kryesorë që ndikuan në këtë rezultat”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio