Aktuale Më shumë

Mali i Zi renditet i 132-ti nga 142 vende për sa i përket fuqisë ushtarake

Prej tvteuta13:22, 8 Gusht 2022

Sipas raportit vjetor “Global Firepower”, në të cilin vlerësohet forca ushtarake e secilit shtet, Mali i Zi është në vendin e 132-të nga 142 vende që janë marrë në konsideratë. Serbia dhe Kroacia kanë forcën më të madhe ushtarake në rajon.

Raporti vjetor vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake. Gjatë vlerësimit janë përdorur më shumë se 50 faktorë.

Të parat në renditje janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India, ndërsa në top 10 janë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili.

Turqia dhe Irani janë pozicionuar përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 14-të.

Serbia ka forcën më të madhe ushtarake në rajon – ajo është në vendin e 61-të. Gjithashtu është vlerësuar se ka tendencë për rritje të fuqisë ushtarake.

Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të dhe Bullgaria në vendin e 67-të. Forcat ushtarake të Shqipërisë janë në vendin e 115-të, Mali i Zi në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 135-të dhe Kosova në vendin e 140-të.

  • 1

    Radio