Aktuale Më shumë

Mali i Zi pret që BE të njohë rezultatet dhe përpjekjet e bëra

Prej tvteuta14:37, 2 Korrik 2022

Mali i Zi është i vetëdijshëm për momentin politik dhe prandaj është i fokusuar maksimalisht në zbatimin e prioriteteve në fushën e sundimit të ligjit, pa rrugë të shkurtra, me shpresën që BE-ja të njohë rezultatet e arritura dhe përpjekjet e bëra nga ana jonë, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq.

Në Bruksel, ajo u takua me drejtoreshën për Evropën në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme,  Angelina Ajhorst.

Maroviq theksoi se Mali i Zi përpiqet që të emërojë bartësit e pozitave gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundur, bazuar në një dialog politik gjithëpërfshirës dhe konsensusin e akterëve politikë në Parlament. Siç tha ajo, në të njëjtën kohë ka filluar edhe racionalizimi i strukturës së negociatave, e cila synohet të bëhet më efikase, kompakte dhe e gatshme për të përballuar sfidat e fazës aktuale kërkuese të negociatave për anëtarësim me BE-në.

“Për të inkurajuar reformat e mëtejshme në mënyrën më të mirë në të gjitha fushat me rëndësi për procesin e negociatave, është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të marrë sinjale konkrete dhe mbështetje nga pala evropiane”, tha Maroviq.

“BE njeh rezultatet pozitive të arritura nga Mali i Zi, veçanërisht në aspektin e përputhshmërisë së plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe zbatimin e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë, me të cilën ju demonstroni një besnikëri të padyshimtë ndaj sistemit evropian të vlerave””, tha Ajhorst.

Ajo vuri në dukje nevojën për të gjetur një hapësirë ​​për pjesëmarrje sa më të madhe të Malit të Zi në organet e BE-së si vëzhgues në periudhën e ardhshme dhe në këtë mënyrë Unioni dhe strukturat e tij të afrohen me Malin e Zi në këtë fazë të negociatave.

  • 1

    Radio