“Mali i Zi në ritmet e Evropës”: 8 nxënës nga Ulqini do të paraqiten me një këngë turke
Prej tvteuta4 April 2017
Në kuadër të manifestimit “Mali i Zi në ritmet e Evropës”, në të cilin marrin pjesë 21 komuna të Malit të Zi, Ulqinin në finalen që do të mbahet me 29 prill në Podgoricë, do ta përfaqsojnë 8 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ato sot u pritën në kabinetin e kryetarit të Komunës Nazif Cungu, ku përveç zyrtarëve lokal ishte prezent edhe ambasadori i Turqisë Serhat Galip, vendi i të cilit në këtë manifestim përfaqsohet nga nxënësit e Ulqinit. Ky manifestim organizohet në kuadër të Kartës evropiane për pjesmarrjen e të rinjve në jetën e komunitetit lokal dhe rajonal, dhe si qëllim ka promovimin e talenteve , kulturave të ndryshme , tolerancës dhe barazisë. Në finale nxënësit do të paraqiten me një këngë në gjuhën turke.