Aktuale Më shumë

Mali i Zi në Kinë është cilësuar si destinacioni më i mirë i huaj me peisazhin natyror

Prej tvteuta15:27, 26 Dhjetor 2021

Mali i Zi është cilësuar si destinacioni më i mirë i huaj me peisazhin natyror nga një revistë e specializuar kineze për turizmin dhe udhëtimet Traveling Scope.

Kështu, Mali i Zi u gjend krah për krah me destinacionet turistike botërore si Dubai, Portugalia, Zvicra, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Tahiti, Irlanda dhe Japonia.

Çmimi prestigjioz Traveling Scope Award – 5th Stars Awards, në kategorinë Destinacioni më i mirë i huaj me peizazh natyror, iu dha Malit të Zi bazuar në votat e lexuesve, por edhe të kryeredaktorëve të revistave dhe ekspertëve të tjerë të turizmit nga Kina.

Traveling Scope është një revistë profesionale udhëtimi e themeluar në vitin 1980. Shpërndahet në Kinë në mbi 700,000 kopje dhe prezanton lexuesit me destinacionet turistike në mbarë botën përmes përmbajtjeve dhe fotografive të jashtëzakonshme turistike.

Çmimi është një konfirmim shtesë se Mali i Zi po bëhet një destinacion turistik gjithnjë e më i njohur në tregun e largët të Republikës Popullore të Kinës, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Organizatës Nacionale Turistike të Malit të Zi

 

  • 1

    Radio