Aktuale Më shumë

Mali i Zi mposhtet nga Sllovenia

Prej tvteuta15:39, 21 Shtator 2022

Kombëtarja e Malit të Zi në futsal e nisi paraqitjen e saj në raundin kryesor të kualifikimeve për Botërorin me humbjen 3:1 ndaj Sllovenisë.

Seleksioni i Malit të Zi bëri rezistencë të fortë ne Maribor, por mikpritësi gjithsesi justifikoi rolin e favoritit. Sllovenia kaloi në epërsi pas pak më shumë se një minutë lojë, kur Igor Osredkar ishte i saktë. Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 17-të me golin e Aleksandar Obradoviqit. Ndeshja ishte e barabartë deri në minutën e 30-të dhe goli i Zhiga Çeh, dhe dy minuta më vonë Denis Totoshkoviq shënoi rezultatin përfundimtar.Në gjiron e dytë të Grupit 5, Mali i Zi do të presë Kazakistanin më 12 tetor.

  • 1

    Radio