Politikë

Politikë Më shumë

Mali i Zi me hyrjen në NATO ka shpëtuar nga trazirat rajonale

Prej tvteuta12 August 2017

Analisti serb Dushan Janjiq, ka shprehur mendimin se përpilimi i një deklarate të përbashkët të serbëve të rajonit, në lidhje me të drejtat e tyre, nuk është kurrgjë tjetër vetëm një etnonacionalizëm në formë tjetër. Përpilimin e kësaj deklarate e cila në vete do të përmbante synimet mbarëkombëtare të këtij populli në periudhën e ardhshme, e kanjë njoftuar disa nga zyrtarët e Serbisë në takimin e mbajtur tek presidenti Aleksandër Vuçiq. Sipas Janjiq, me hyrjen në NATO, Mali i Zi u ka shpëtuar trazirave të mundshme që mund të lindin nga iniciativa të tilla. Ai shton se deklarata në bazë nuk do të paraqiste kurrgjë të rezikshme, sikur ajo të mos keqinterpretohej për nevoja të politikës ditore, çka veç ka filluar të ndodhë në Republika Srpska.